Ambasadorja e SHBA Yuri Kim apel institucioneve të reja të drejtësisë

0

 

Në një postim në rrjetin social Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me situatën aktuale porsa i përket ecurisë së reformës në drejtësi.

Ajo ka thënë se reforma në drejtësi ka përparuar aq shumë sa kundërshtarët tashmë kanë filluar të tremben.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit”- tha ajo.

Ambasadorja shtoi se tashmë është koha për të treguar guxim dhe institucionet e reja të drejtësisë të dalin nga modelet e vjetra.

“Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë – ku SHBA dhe të tjerë kanë investuar shumë – duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”, – përfundoi ambasadorja e SHBA në postimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu