Ana rikthehet në “Për’puthen” dhe godet sërish Fatjonin: S’jam ngopur akoma

0

Puntata e sotme e përputhen kishte shumë të papritura. Teksa diskutohej takimi i Anës së re dhe Arjonit, i ka befasuar të gjithë rikthimi i Anës. Vlen të theksohet se ajo u largua nga studio e emisionit të premten, pasi goditi me shuplakë Fatjonin. Menjëherë Fatjoni i kërkoi llogari për shpullën e marrë, por Ana tha se e meritonte, për shkak të sjelljes së tij gjatë takimit të zjarrt me Melisën.

Por, gjatë emisionit të sotëm Ana tha se:

“Ai mori atë që meritonte, nëse do dojë ai sqarime dakort.”


Nga ana tjetër Fatjoni i tha se:

“Unë s’kam bërë asgjë të ulët, dhe s’dua të sqarohem fare, se nuk është se kisha diçka me ty, dhe bëra sjellje të gabuar, po nëse do të godasësh prapë që të kënaqësh, ja po vij aty.”
Ky i fundit u çua nga karrigia dhe shkoi drejt Anës e cila e qëlloi sërish.

Fatjoni: Hë u kënaqe tani? Ana: Jo s’jam ngopur akoma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu