Analisti Ilir Kulla deklaroi se në planin evropian për Kosovën dhe Serbinë, ka 3 detaje “të nxehta”.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kulla u shpreh se duhen parë me kujdes e drejta e vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, rregullimi i statusit të Kishës Serbe në Kosovë dhe Asociacioni.
“Në nenin 7 thuhet se komuniteti serb në Kosovë, ka të drejtën e vetëmenaxhimit. E drejtë vetëmenaxhimi çfarë do të thotë, që do të marrë ende para nga Beogradi? Bie ndesh me Kushtetuën e Kosovës.
E dyta flet për rregullimin e statusit të Kishës Serbe në Kosovë. Nuk ka shtet tjetër në Evropë që të pranojë doktrinën e një kishe fetare, si doktrinë të veten shtetërore. Shteti dhe besimi janë të ndara. Dhe e treta është Asociacioni.”, theksoi ai.