Analiza e BBC: Prigozhin ishte etiketuar si një i vdekur mes të gjallëve

0

RUSI- “Një i vdekur që ecën mes të gjallëve”, shkruan BBC. Kështu e kanë përshkruar disa ekspertë të çështjeve ruse, shefin e mercenarëve të ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, që kur ai udhëhoqi marshimin e tij rebel drejt Moskës në fund të qershorit.

Reagimi fillestar i presidentit Putin ndaj asaj sfide kundër establishmentit të mbrojtjes ruse ishte i ashpër, duke e quajtur një tradhti dhe një goditje me thikë pas shpine në një video-mesazh të datës 24 qershor.

Fakti që më pas u lidh me ngut një marrëveshje, e cila e pa Prigozhinin të mbetet i lirë dhe më pas të shfaqej në Bjellorusi, në Shën Petersburg dhe këtë javë diku në Afrikë, nuk do të thotë se ai ishte i sigurt.

“Hakmarrja është një pjatë, që Putini preferon të serviret e ftohtë,” pati komentuar drejtori i CIA-s, William Burns pas kësaj ngjarje.

Asnjë nga këto, natyrisht, nuk është provë se Prigozhini dhe enturazhi i tij u shënjestruan qëllimisht. Por duke pasur parasysh rrethanat, çdo pretendim se vdekja e tij, nëse konfirmohet, ishte një aksident, do të ketë shumë vetulla të ngritura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu