Analiza e REL: Kush i kontrollon thikat në shkollat e Kosovës?

0

Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e djalit, por thotë se tragjedi si ajo e tij duhet të parandalohen.

Rijad Hyseni, 14 vjeç, humbi jetën në mars të këtij viti, pasi u ther me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Sulmuesi i dyshuar është po ashtu i mitur dhe rasti kundër tij është duke u zhvilluar.

Hyseni thotë se Rijadi ka qenë i qetë dhe se nuk ka pasur kurrë probleme me askënd. I rrënuar nga dhimbja, ai thotë se ka vetëm një thirrje – që prindërit të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre.

“Nga rastet më të shpeshta të raportuara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore, dëmtime prone, vjedhje e të tjera”, bëjnë të ditur nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Ata nuk japin detaje nëse dhe si mund të kontrollohet shitja e thikave në internet.

Të premten e 24 qershorit, Policia e Kosovës ka njoftuar mediat se ka kryer një aksion në shkollat në Ferizaj, ku, mes tjerash, ka konfiskuar 40 thika – kryesisht te nxënës të shkollave të mesme.

Këshilli i Prindërve: Policia duhet të jetë afër shkollave
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi, thotë se përdorimi i thikave në shkolla përbën shqetësim të madh, njëjtë sikurse përdorimi i substancave narkotike.“Kemi shumë raste kur kontrollohen nxënësit në shkolla dhe te ta gjendet ar, thika… Ka pasur raste edhe pistoletë”, thotë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu