Zyrtarët e PS-së pas hekurave, Rama: S’është njollosje, por reformim i drejtësisë, duam të arrijmë nivelin e Francës

0

Rama është shprehur se para disa vitesh nuk imagjinohej që një njeri me pushtet do të mund të përfundonte pas hekurave, ndërsa sot është realitet.

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të cilën thotë se është një model që arrin të godasë edhe në rangun e lartë të zyrtarëve e politikanëve. Në një intervistë për medat franceze, Rama është shprehur se para disa vitesh nuk imagjinohej që një njeri me pushtet do të mund të përfundonte pas hekurave, ndërsa sot është realitet, referuar ish-ministrave e deputetëve që kanë përfunduar në burg. Ai tha më tej se kjo gjë nuk është njollosje, por vullnet për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Pyetje: Mazhoranca juaj është njollosur kohët e fundit nga disa skandale.

Edi Rama: Ne vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që është konsideruar nga të gjithë një model. Po ju jap një shembull, nëse ju do të pyesnit këdo në Shqipëri para 3-4 vitesh nëse ky apo ai mund të imagjinonte një ditë gjatë jetës së tij një person me pushtet politik para një gjykatësi apo në burg, do ju thoshte jeni krejt të çmendur. Njollosje është fjalë shumë e madhe. Jo, bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm dhe tuajët janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye Shqipëria ka sot një sistem drejtësia që ka nisur hetimet por nuk është në standartet e një vendi të BE-së siç është Franca.

Nga radhët e Partisë Socialiste numërohen një sërë emrash që përfunduan në burg për korrupsion e shpërdorim detyre. Ish-ministri Saimir Tahiri është dënuar, ndërsa së fundmi në pranga janë vënë edhe dy ish-deputetët Lefter Koka e Alqi Bllako. Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku u arrestua gjithashtu në Shqipëri, por më pas u lirua e u riprangos në Itali për trafik droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu