Andi 2 kthehet në Për’Puthen pas deklatarës së Andit të ri i cili sapo është bërë pjesë e emisionit

0

Andi, javën që lamë pas, ka munguar në “Përputhen” e ndonëse në fillim u tha se shkak ishte bërë një problem shëndetësor, arsyeja ishte më tepër se kaq.

Bora Zemani deklaroi se Andi ka refuzuar të komunikojë me produksionin, duke mos treguar as nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e programit apo jo.

Ndërkohë, Tea tregoi mesazhet që ka shkëmbyer me Andin duke zbuluar se ai ka hatërmbetje me produksionin.

“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes ‘WhatsApp’-it, ka qenë goxha sëmurë, ka pasur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste për hatërmbetjet me produksionin. Nuk dua të them fjalë në emër të tij”, tha Tea.

Nga ana tjetër Andi ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, na mbetet të presim për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë, të enjten në mbrëmje, Andi dhe Tea kanë hyrë në live në “Instagram”, ku Andi pa hezitim e cilësoi Tean “Nusja ime”, madje zbuloi se ka dëshirë ta marrë me vete e të jetojnë jashtë, mes vendeve nordike si: Suedi, Norvegji ose Finlandë.

Nga ana tjetër, një tjetër Andi trazoi ujërat në emision. Djem të rinj i janë bashkuar “Përputhen” disa ditë më parë dhe një prej tyre ishte Andi 2, 24-vjeçari që jetonte në SHBA.

Ai shprehu pëlqimin për Tean duke thënë se do bëjë çdo gjë për t’ja fituar zemrën. Megjithatë Tea nuk hoqi dorë nga Andi i saj dhe i tha Andit të dytë se është e pamundur të dalë me të.

Pas këtyre deklaratave, Andi 1 ka vendosur të rikthehet në Për’puthen Prime, që transmetohet mbrëmjen e sotme. Ai ka postuar një foto me Tean në Instagram, duke lënë të kuptohet se do jetë pjesë e emisionit mbrëmjen e sotme.

Tashmë na mbetet vetëm të presim e ta dëgjojmë se përse i kishte mbetur hatri dhe ç’ka për t’i thënë adashit të tij.

Nga Mikela Mike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu