Andi Bushati sulmon Bashën: Mbajti fjalim qesharak, duhet të largohet nga PD-ja

0

Analisti Andi Bushati e ka quajtur qesharak fjalimin e Lulzim Bashës pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bushati deklaroi në Top Channel se Lulzim Basha ishte i paqartë në qendrimin e tij dhe se duhet të largohet nga drejtimi i PD-së.

 

“Në mendimin tim ishte një fjalim qesharak pa thelb dhe pa qendrim. Zgjedhjet mbarojnë dhe lideri mban një qendrim të qartë. Masakra elektorale nuk mjafton. Ne nuk e dimë nëse do e njohë Lulzim Basha parlamentin e ri. Nuk e dimë nëse do japë dorëheqjen. Unë vërtetë mendoj se ka ndodhur masakër dhe nuk i vë faj për votat që ia vodhën, por ka përgjegjësi për faktin që nuk i ruajti dot. Sepse ai thonte se regjimi dhe Rama nuk mundet me votë dhe në bazë të kësaj kredojë dogji mandatët. Çfarë ndodhi më pas? Nuk mund të kemi dy Basha brenda njërit. Kur i do menderja thotë regjimi mundet me votë dhe kur nuk i do menderja thotë ndryshe. Unë mendoj se duhet të hapë rrugën. Kur i ka provuar të gjitha nuk mund të rrijë aty. Basha e ka të pamundur të plotësoje misionin e demokratëve për t’u pëballur me regjimin. Unë mendoj se ai po blen kohë.”, tha Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu