Aleksandër Frangaj: “Vota që jepni për Bashën është dhe për atë kovën me m*t”

0

Teksa kanë mbetur vetëm rreth 50 kuti të panumëruar nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Kryeministri Edi Rama e sheh veten drejt mandatit të tretë.

Mbrëmjen e sotme ka folur për humbjen e Lulzim Bashës, pronari i Klan, i cili e ka lidhur humbjen e Bashës në këto zgjedhje me faktin që është në koalicion me LSI-në.

Ai madje ka cituar Kryeministrin Edi Rama, i cili ka thënë që çdo votë që jepet për Bashën shkon dhe për atë kovën me m*t”.

“Personi më negative që rezultoi i bërë nga kryeministri Edi Rama dhe i shënjuar prej tij ishte Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Rama u tha se ajo vota që do të jepni për Bashën, është edhe për këtë kovën me m*t. Kështu ua ka thënë. Dhe ai personi, unë njoh shumë raste, ti Fevzi e di shumë mirë, bashkë jemi mirë rrimë çdo ditë….edhe nëse do t’ia jepte votën Bashës nuk ia jep, sepse thotë jo, se kjo vota shkon dhe për atë kovën me m*t. Kështu është,” tha Frangaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu