Andi Lila dhe Floriana Garo mbajnë fjalimin:“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

0

Ish-futbollisti Andi Lila u kërkoi demokratëve nga podiumi në sheshin “Nënë Tereza” që të votojë me 25 prill me dorën në zemër, për PD-në për të sjellë ndryshimin.

“Përpara se të nis këtë fjalim, ne kemi një amanet që nga studentët e ’90 dhe kauzën e kemi të pa përfunduar, një thirrje këtu “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ndihem i privilegjuar sot t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin.

Sot dua të them se kam pranuar ofertën politike të kryeministrit Basha me bindjen e plotë se fitorja është e jona. Sa herë jam futur në fushën e futbollit e dija që në fund do të kishte një që fiton dhe një që humbet, por kjo e sotmja nuk është lojë, garë, por përballje, e ardhmja e fëmijëve tanë. Me 25 prill të gjithë shqiptarëve u them se me dorë në zemër votoni PD-në dhe Lulzim Bashën” tha ai.

Më pas fjalën e mori Floriana Garo. Zëdhënësja e PD-së u shpreh se njeriu i vetëm që mund të sjellë ndryshimin është Lulzim Basha.

“Pasi kam takuar disa herë Bashën kam krijuar bindjen se ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë, i dashur me njerëzit, karizmatik, dhe që është i gatshëm që të sjellë ndryshimin që ne kemi kaq shumë nevojë. Muajt e fundit e kam parë Bashën të punojë deri në orët e vona të natës duke u konsultuar me ekspertë për të sjellë plane të detajuara, nuk e kam parë asnjëherë të lodhur, por me entuziazëm të jashtëzakonshëm për të sjellë ndryshimin” tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu