Anglia shpallet kampione e Evropës për femra

0

ANGLI- Anglia është shpallur kampione e Evropës për femra. Kombëtarja e drejtuar nga Sarina Wiegman mundi Gjermaninë me rezultatin 2-1 në finalen e Kampionatit Evropian që u zhvillua në Wembley, duke e fituar për herë të parë në histori këtë trofe.

Sfida shkoi në shtesë, por anglezet I shmangën penalltitë pasi realizuan në minutën e 111-të golin e fitores me anë të Kelly-t.

Futbollistja 24-vjeçare nga Londra Perëndimore hyri në finale si zëvendësuese dhe shënoi në minutën e 110-të për t’i dhënë Anglisë kupën.

Kelly ka festuar golin e “artë” duke hequr fanellën dhe duke qëndruar me sytjena sportive! Kjo është fotoja që do të “shënjojë” prej vitesh anglezët. Nuk është hera e parë që Kelly hoqi fanellën, futbollistja e bëri edhe në gjysmëfinalen ndaj Suedisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu