Anija-shkollë italiane ‘Amerigo Vespucci’ ka mbërritur sot në portin e Durrësit (Video)

0

<strong>Nga Elitjona Doko, Durrës</strong>

Anija-shkollë italiane ‘Amerigo Vespucci’ e konsideruar si anija më e bukur në botë, ka mbërritur ditën e sotme në portin e Durrësit.

Që prej vitit 1931, anije me vela është një ndër perlat e Marinës ushtarake italiane.

E ndërtuar në vitin 1931 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija Amerigo Vespucci ka edukuar breza të tërë oficerësh, duke realizuar më shumë se 70 fushata edukimi nëpër botë.

Në vitin 2018, ka shkuar edhe në Rrethin Arktik.

Anija vjen në Shqipëri në kuadër të veprimtarisë së rëndësishme të “diplomacisë detare” e cila përkon me përmbylljen e fushatës së edukimit 2022, veprimtari e cila, për Ministrinë e Mbrojtjes italiane, është e një rëndësie të veçantë. <strong>Infoweb Media</strong>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu