Ankimimet e LSI për shkeljet zgjedhore, Kryemadhi: E vërteta e 25 Prillit gjendet brenda kutive

0

Pas dorëzimeve të ankimimeve nga ana e LSI përsa i përket shkeljeve zgjedhore të bëra, ka reaguar së fundmi edhe kryetarja Monika Kryemadhi.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘facebook’, ajo ka bërë thirrje që të gjitha të analizohen me kujdes dhe vigjilencë pasi e vërteta e 25 Prillit sipas saj gjendet brenda kutive.

“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë”- shkruan Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu