Antonela bën parashikimin nga Dubai: Për mua Big Brother Vip do ta fitojë …

0

Antonela Berisha nuk ka mundur të jetë pjesë e Fan Club këtë të diel, pasi aktualisht ndodhet në Dubai.

Në një lidhje telefonike ajo ka treguar se cilët personazhe do të jenë në finalen e Big Brother VIP dhe kush meriton të jetë fituesi i 100 mijë eurove.

“Do të doja shumë që në finale të ishte Sabiani. Në finale do jenë Iliri, Donaldi, Arjola dhe Einxhel. Do doja që ta fitonte Donaldi se publiku e ka parë në shumë dimensione. Mendoj që e meriton ai se është më reali nga të gjithë ata”, është shprehur Antonela.

Gjatë bisedës, ajo ka treguar se nuk është zhgënjyer nga askush sepse nuk ka pritur nga askush.

“Realisht nuk kam pasur ndonjë pritshmëri nga dikush që të më zhgënjente, e kam shijuar pafund eksperiencën në Big Brother, nuk kam pritur nga askush dhe kam pasur një eksperiencë shumë të bukur”, ka thënë tutje.

Antonela ka folur edhe për Beatrix Ramosaj duke theksuar se ka parë një anë tjetër të këngëtares, ndryshe nga çfarë flitet jashtë.

Sipas saj, ajo është një vajzë me zemër të bardhë dhe se mund të ketë shoqëri jashtë shtëpisë.

“Kur kam shkuar aty kam thënë që nuk kam ardhur, por realisht kam zbuluar disa persona që më janë dukur ndryshe nga jashtë dhe ndryshe nga brenda, njëra nga ato është Beatrix që është një vajzë me zemër shumë të bardhë dhe më vjen keq që paragjykohet jashtë”, ka deklaruar ish-pjesëtarja e BB VIP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu