Anullimi i ndërtimit të termocentralit në Korçë, gazetari: Kompania austriake kërkon 150 milionë euro dëshpërblim nga shteti shqiptar

0

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka postuar një status në rrjetin e tij social “facebook”, ku bën me dije se një kompani austriake kërkon shpërblim ekonomik prej 150 milionë eurosh nga qeveria shqiptare.

Tomorri shkruan se shkak për këtë kërkesë ishte bërë anullimi i projektit për ndërtimin e një termocentrali në Korçë me vlerë prej 500 milionë eurosh. Ndër të tjera, gazetari thekson se për miratimin e këtij projekti dhe më pas anlullimin e tij, nuk u publikua asgjë dhe nuk u bë transparencë nga qeveria shqiptare.

Postimi i Plotë nga gazetari, Klodian Tomorri:

Tani paska dale nje arbitrazh tjeter 150 milione euro. Prape me ministrine e energjise. Kete here qenka nje termocentral 500 milione euro andej nga Korca, qe paska lindur si ide nga 2017-2018.
Ky termocentrali nuk u mor vesh kur u propozua, kur u miratua, kur u shpall investim strategjik dhe kur u anullua. Por austriaku tani thote se qeveria shqiptare me ka bere dem 150 milione euro.
Damiani mirato projekte, Belinda anullo. Populli ha comanget neper arbitrazhe.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu