Apple zvogëlon kostot për iPhone 12, heq aksesorët që e shoqërojnë

0

Apple thuhet se po zvogëlon kostot shtesë për iPhone 12 duke hequr pështatësit e energjisë dhe kufjet nga kutitë.

Sipas informacioneve gjiganti i teknologjisë po planifikon të heqë adaptorët e energjisë dhe EarPods nga kutitë e iPhone 12, si dhe marrjen e përshtatësit nga kutitë e reja të iPhone SE këtë vit.

Sidoqoftë, deri në kohën kur iPhone i ri i këtij viti të jetë në raftet e dyqaneve, mos prisni që të keni të gjithë aksesorët shtesë në pikën e blerjes.

Gjithashtu, duke mos përfshirë EarPods ka të ngjarë që kjo të nxisë më shumë blerje të AirPods, ekuivalentin pa tel të kufjeve, që janë gjithashtu një prodhim i Apple.

Kjo thuhet se është për shkak të rritjes së kostove në modernizimin e iPhone të ri në 5G, me kuti më të vogla, dhe më miqësore sa i përket ndotjes së mjedisit.

AirPods products displayed at the Apple Park Visitor Center in Cupertino. (Photo by Alex Tai / SOPA Images/Sipa USA)

Burimi:UNILAD|joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu