Arjan Çani largohet nga TV Klan. Vjen Luana Vjollca

0

Zonë e Lirë’ nuk do ta shohim më në TV Klan. Emisioni do të stacionohet në një televizion tjetër.

Pas më shumë se 10 vitesh në ekranin e TvKlan, Arjan Çanin do ta shohim dy herë në javë duke moderuar ‘Zonë e Lirë’ në Abcnews.

Kjo lëvizje e papritur lë kuriozë të gjithë shqiptarët që janë familjarizuar me emisionin e së premtes. Pyetjes së kush do të zërë hapësirën e show-t të premten në TvKlan, i ka ardhur fundi.

Luana Vjollca, e cila javë më parë la të aludohej se do të pozicionohej në TvKlan, është ajo e cila ka zgjedhur këtë media për të moderuar formatin e saj më të ri.

Nuk dihen më shumë detaje ndaj na mbetet të presim se çfarë ka rezervuar shtatori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu