Putin rifut titullin “Nëna Heroinë” për gratë me dhjetë ose më shumë fëmijë, përfitimet dhe kushtet

0

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka rifutur titullin ” Nëna Heroinë ” për gratë që lindin dhe rritin dhjetë ose më shumë fëmijë.
Ato do të kreditohen me një shumë të vetme prej njëmilion rubla, rreth 16 mijë euro. Ky është një veprim për të frenuar rënien e vazhdueshme demografike në Federatën Ruse që nga viti 2018.

Siç raportohet nga agjencia Tass , rregulli përmbahet në një dekret të publikuar në portalin zyrtar të informacionit ligjor. Në dokument thuhet se “titulli i Nënës Heroinë do t’i jepet një nëne shtetase të Federatës Ruse, e cila ka lindur dhe ka rritur dhjetë ose më shumë fëmijë shtetas të Federatës Ruse”. Megjithatë, nuk është një risi absolute: titulli është dhënë tashmë nga viti 1944 deri në 1991.

Për t’u bërë “Nënë Heroinë”, shton Il Messaggero , duhen disa kushte. Titulli në fakt jepet kur fëmija i dhjetë mbush moshën një vjeç dhe, në të njëjtën kohë, të nëntë të tjerët janë gjallë. Megjithatë, qeveria ruse do të marrë parasysh ata që janë zhdukur ose kanë vdekur gjatë mbrojtjes së atdheut për shembull duke kryer detyra ushtarake ose për shkak të sulmeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu