Armë, kokainë dhe lekë! Kapet me drogë shqiptari në Athinë, FOTO nga aksioni i Policisë greke

0

GREQI– Dy persona janë vënë në pranga nga Policia greke, pasi janë kapur me drogë dhe me para me vete. Sipas mediave greke, një prej të arrestuarve ishte një 46-vjeçar, por nuk e kanë bërë me dije identitetin e tij.

Por megjithatë kanë raportuar se shqiptari trafikonte drogë nga Atika Perëndimore drejt periferive jugore të Athinës.

Kur e arrestoi, Policia në zonën e Agios Dimitrios i gjeti me vete 2 pako me 670 gram kokainë, një pistoletë me karikator dhe 9 fishekë, 2 peshore elektronike, dy makina, 16600 euro dhe 33700 lekë shqiptare. Por mesa duket, kjo nuk ishte hera e parë për të. 10 vite më parë, ai ishte dënuar për trafik kokaine dhe për vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu