Arranzhimi i muzikantit nga Elbasani Armand Broshka, interpretohet në Kanada

0

Orkestra Simfonike e qytetit Saskatoon në Kanada (Saskatoon Symphony Orchestra), i dedikoi një koncert me emrin “La dolce vita” muzikës italiane dhe kompozitorëve të saj të famshëm si Verdi, Puccini, Pergolezi, Morricone, Leoncavallo, Rota, De Curtis, Tosti etj. Në këtë koncert u interpretuan vepra të këtyre autorëve ku mes të cilave “Mattinata” e Leoncavalos ishte arranzhuar nga muzikanti nga Elbasani Armand Broshka. Vepra u interpretua nga tenori Spencer McKnight dhe u dirizhua nga dirigjenti Leslie Dala. Koncerti u mbajt në St John’s Cathedral dhe u shfaq edhe “live streaming” në “webesite”-ing e orkestrës (saskatoonsymphony.org).
Gjatë këtyre muajve të fundit Armandi ka bashkëpunuar edhe me Orkestrën Simfonike të Sarajevës ku ka orkestruar “Baladën” e Pjetër Gacit dhe dy bashkëpunime me Orkestrën e RTSH-s, ku iu besua arranzhimi i të gjitha pjesëve që u interpretuan në koncertet e dedikuara kompozitorëve me famë botërore Astor Piazzolla dhe Ennio Morricone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu