Arrestime, hetime dhe shpallje në kërkim në Elbasan: Policia zbardh disa raste

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka vijuar me aksione dhe procedime ligjore kundër shkeljeve të ndryshme.

Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit F. G., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe N. Gj., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Procedim penal për veprime të turpshme ndaj të miturës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin I. M., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 15-vjeçareje. Pas komunikimit me prokurorin, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Dhunë në familje Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin I. Q., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Vjedhje në objekt kulti Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Sh., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur para nga arka e një objekti kulti në fshatin Dragostunjë. Policia po punon për kapjen e tij.

Thyerja e masës së sigurisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.