Arrestimet dhe procedimet penale gjatë 24-orëve të fundit nga Drejtoria e Policisë Elbasan (21.10.2020)

0

Komunikata e Drejtorisë së Policisë Elbasan

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. Z., 55 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, më datë 19.10.2020, ka thyer xhamin dhe ka tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetases H. B. Gjithashtu, pas verifikimeve, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. R., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor”, shtetasi:

I. P., 53 vjeç, banues në fshatin Pajovë, Peqin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme me artikuj të ndryshëm industrialë, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu