Francë/ Mbyllet përkohësisht xhamia, e cila kishte kritikuar mësuesin e historisë

0

Është dhënë urdhi për mbylljen e përkohshme të xhamisë në Francë, si pjesë e fushatës ndaj personave që nxisin urrejtjen dhe dhunën.
Xhamia e Madhe e Pantin, në verilindje të kryeqytetit, kishte publikuar në faqen e saj të internetit një video ku kritikonte për veprimet e tij mësuesin e historisë Samuel Paty.
Policia vendosi sot njoftimin e mbylljes jashtë xhamisë teksa autoritetet kanë premtuar reagim të ashpër ndaj atyre që besohet se shpërndajnë mesazhe urrejtjeje, predikuesve me mesazhe të dyshimta apo të huajve që besohet se janë rrezik siguria për vendin.
Urdhri gjashtë-mujor i argumentuar si masë për “parandalim për akte terrorizmi”, u dha nga kreu i departamentit urban të Seine-Saint-Denis.
Vrasja me prerje koke e Paty, i cili po përdorte karikaturat e kontestuara në një debat për lirinë e shprehjes me nxenësit e shkollës fillore, ka tronditur Francën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu