Arrestimi i Fatos Tushes, Rama thërret në takim kryebashkiakët

0

Kryeministrti Edi Rama do të takohet sot me kryebashkiakët e vendit. Siç bën me dije gazetarja Esiona Konomi takimi do të zhvillohet në Kryeministri, në orën 12:00.

Kjo mbledhje vjen pas shkarkimit të kreut të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Gjykata la dje në burg Tushen, i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderë.

Ndërkohë, dje kreu i qeverisë mblodhi edhe drejtuesit e policisë në qarqe për shkak të situatës së ditëve të fundit, ku janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu