Arrestimi i gazetarit opozitar, reagon Merkel: Të lirohet menjëherë!

0

Ndërsa arrinte në takimin e Këshillit Evropian në Bruksel ku do të diskutohen sanksionet për Bjellorusinë, kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit opozitar Roman Protasevich.

“Ne pamë një ulje të detyruar që çoi në arrestim,” tha kancelarja. Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e fluturimit Ryanair janë plotësisht të papranueshme.”

Më herët gjatë ditës Bjellorusia doli me deklaratë se aeroporti i Minskut kishte marrë një kërcënim bombe nga grupi militant palestinez Hamas. Dhe, për këtë arsye ata u detyruan që të devijonin fluturimin për në Bjellorusi.

“Ne kemi nevojë për qartësi për atë që ndodhi me të vërtetë dje, në bord dhe në tokë. Dhe ne kemi nevojë për qartësi në lidhje me situatën e Roman Protasevich dhe partnerit të tij, të cilët duhet të lirohen menjëherë,” lexohet në deklaratë.

 “Për këtë qëllim, ne kemi thirrur Ambasadorin bjellorus në Zyrën Federale të Jashtme këtë mbrëmje.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu