“Në PD s’të lënë të shprehesh”,Shehaj zbulon gjithçka: Jam për dorëheqjen e Bashës

0

Deputeti i ardhshëm i Parlamentit të Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga lista e PD në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj ka mbajtur sot një konferencë për mediat duke dhënë arsyet për kandidimin e tij për kryetar partie të PD-së.

Ai u ka thënë gazetarëve dhe publikut se ka qenë kundër diegies së mandateve dhe pro pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të 2019. Sipas biznesmenit të njohur, këto kanë qenë dy nga arsyet se pse PD ka humbur zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gjithashtu ai ka deklaruar se ka dashur dorëheqjen e Bashës, por nuk është shprehur pasi “nuk ia vlen të shprehesh në PD-në e tanishme”.

Agron Shehaj: Një nga arsyet më të mëdha që humbëm zgjedhjet ishin djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale 2019.

Pyetje: Do të pranoni një debat publik me Kadillin apo dhe vetë Bashën?

Agron Shehaj: Po patjetër mund ta bëjmë pse jo.

Pyetje: A e keni kërkuar dorëheqjen e Bashës në mbledhjet brenda PD?

Agron Shehaj: Jo, sepse në PD-në e tanishme nuk ja vlen të shprehesh në mbledhjet e forumeve sepse është një problem i madh dhe kjo do të ndryshojë, duhet të ndryshojë.

Pyetje: Keni qenë pro apo kundër djegies së mandateve?

Agron Shehaj: Kam qenë kundër dhe e kam shprehur, jo publikisht por e kam shprehur. Kam qenë kundër edhe mospjesëmarrjes në zgjedhjet lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu