Tiranë, 30 tetor 2025 – Avokati i Popullit Erinda Ballanca ka deklaruar në Kuvend se procedura e ndalimit të ish-presidentit Ilir Meta ka pasur shkelje nga ana e policisë. Sipas saj, mënyra e ekzekutimit të arrestimit nuk ka respektuar dinjitetin e personit të ndaluar, duke cënuar standardet ligjore të trajtimit të qytetarëve.
“Ne kemi konstatuar disa parregullsi në rastin e ndalimit të z. Meta. Procedura është kryer në kundërshtim me ligjin dhe dinjiteti i tij nuk është ruajtur. E njëjta do të vlente për çdo qytetar nëse do të ndalohej në atë mënyrë,” u shpreh Ballanca, duke shtuar se nuk ka pasur justifikim për përdorimin e forcave speciale.
Autoritetet nuk kanë reaguar ende lidhur me deklaratat e Avokatit të Popullit, ndërsa pritet të jepen shpjegime mbi procedurat e ndjekura gjatë arrestimit.





