Arrestimi i ish zv.ministrit dhe biznesmenit nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, reagon Basha

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve të ish zyrtarëve në ministrin e shëndetësisë në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Hetimet e SPAK në lidhje me këtë koncesion çuan në arrestimin e ish-zëvëndësministrit të shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Basha në një reagim në rrjetet sociale ka inkurajuar SPAK t’i shkojë deri në fund hetimeve, pasi sipas koncesionet janë vepra korruptive në shëndetësi të qeverisë Rama.

Për Bashën këto janë skema korruptive abuzimi me shëndetin e qytetarëve të cilët nuk marrin shërbimet që meritojnë.

Reagimi i Bashës:

Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike.

Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj skeme korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë.

Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu