Nisur nga interesimi mbi ngjarjen e dates 01.11.2024 ju bejme me dije se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1362/2024 me të dhëna për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në këtë datë është paraqitur shtetasi A.Ll, dhe ka bërë kallëzim penal për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Konkretisht sipas kallëzimit, gazetarët investigativë të emisionit “STOP”, kanë dhënë shuma lekësh tek shtetasi G.H, me qëllim kalimin e një studenteje në provimet e sezonit të vjeshtës në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Universitetin e Elbasanit.
Është marrë kallëzim dhe deklarime shtetasve që kanë dijeni, janë administruar dhe kqyrur pamjet filmike të vëna në dispozicion prej tij.
Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera jane bere kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqerimi i personave ne ambjentet e Drejtorise Vendore te Policise Elbasan. Eshte shkuar ne ambientet e Universitetit “Aleksander Xhuvani” si dhe ne Fakultetit e Ciklit te Ulet ne Universitetin Aleksander Xhuvani ku eshte ushtruar kontrolli dhe eshte bere sekuestrimi i dokumentacionit ne lidhje me rastin korruptiv.
Është administruar me procesverbal këqyrje marrje në Sekretarinë e Fakultetit të Ciklit të Ulët dokumentacioni për secilën nga lëndet mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zesonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).
Në veprimet hetimore të kryera është krjuar dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi G.H. ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa shtetasit M.H., F.T., B.G., A.Sh., Z.G., O.B., dhe E.G. kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 259/1-25 dhe 248 të Kodit Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan falenderon dhe vlerëson emisionin investigativ “STOP” për referimin e rastit dhe besimin tek organet e drejtësisë, si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar në hetimin e rastit.