Arrestohen 3 shtetas në Elbasan, ja çfarë veprash penale kanë kryer

0

Elbasan

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

• E. P., 17 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Z., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

• R. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Speciaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin:

• F. Q., 39 vjeç, banues në fshatin Thanë, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu