Arrestohen 4 të mitur, të cilët bënin vjedhje në grup

0

Katër të mitur janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit, me akuzën e veprës penale “Vjedhja” .

Dyshohet se shtetasit me iniciale R. G., 16 vjeç, L. O., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin se kanë vjedhur një derë në magazinën e shtetasit P.E. Të rinjtë janë autorë të 14 vjedhjeve në qytetin e Durrësit.

“R. G., 16 vjeç, L. O., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.01.2021, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur një derë në magazinën e shtetasit P. E. Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 14 vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu