Arrestohen 5 persona në Elbasan dhe procedohen 3 të tjerë për vepra të ndrryshme penale

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

-E. H., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor. Si pasojë, shtetasi H. M. ka humbur jetën në spital;

-E. M., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-L. R., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, 44-vjeçari, në momentin e shoqërimit në ambientet e Policisë, ka dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Komisariati i Policisë Elbasan

-arrestoi shtetasin R. K., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 26 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. R., 22 vjeç;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. Ç., 56 vjeç dhe I. Ç., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Griqan, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar me njëri-tjerin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu