Arrestohen dy vëllezër. Plagosën dy punonjës të Policisë

0

Dy të rinj, vëllezër, janë arrestuar nga ana e Policisë së Dibrës, pasi gjatë një konflikti i kanë shkaktuar dëmtime dy persona, punonjës policie, të cilët ishin jashtë shërbimit. Gjatë momenteve të shoqërimit ata kanë kundërshtuar dhe punonjësit e Policisë, duke i përkeqësuar më shumë pozitat dhe akuzat që do të rëndojnë ndaj tyre.

R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu