SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdhër arreste për gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha.
Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”.
Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”.
Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion.
Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.
Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.
Ky lajm i referohet portalit të gazetës Tema por për momentin nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.