Arrestohen gjyshërit, mbanin mbesën të mbyllur në një kafaz qensh

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Gjyshërit e një vajze 5-vjeçare dhe një burrë tjetër, janë arrestuar pasi dyshohen se kanë mbajtur të mbyllur vogëlushen të mbyllur në një kafaz qensh.

Mary De Ronda 59-vjeçe dhe Charles De Ronda, 63-vjeç, nga Oklahoma, u vendosën në paraburgim të hënën në mëngjes, pas një hetimi një mujor, tha në një njoftim policia e Oklahomës.
“Kjo është ndoshta më e keqja që kam parë ndonjëherë veçanërisht me akuzat, të mbajtur në një kafaz qensh. Ju nuk mund t’ia bëni këtë një fëmije”, tha togeri, Mike Weiss.

 

“Fëmija po mbahej në një kafaz qensh dhe u mbajt atje për periudha të gjata kohore, madje ndonjëherë me vetë qenin”, shtoi më tej ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu