Arrestohen në flagrancë dy persona

0

 

Janë arrestuar 2 persona në qytetin e Vlorës, ndërkohë që njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim më parë nga autoritetet policore pasi është autori i dyshuar për veprën penale të vjedhjes së një automjeti në vendin e quajtur “Mbikalimi i Novoselës”, në autostratën Vlorë-Fier, ditën e dielë më 25 Prill.

I arrestuari për këtë vepër penale është shtetasi S. L., 30 vjeç, banues Gjirokastër.

Ndërkohë që është arrestuar në flagrancë shtetasi SH . M., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i Plotë

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia vë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S. L., 30 vjeç, banues Gjirokastër.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjes së një automjeti në vendin e quajtur “Mbikalimi i Novoselës”, në autostradën Vlorë-Fier, në datën 25.04.2021.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin SH. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu