Arrestohen tetë terroristët e shpallur në kërkim ndërkombëtar

0

Policia franceze ka bërë të mundur kapjen e e tetë shtetasve italianë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzoheshin si terroristë të ekstremit të majtë.

Tetë personat janë antarë të organizatës terroriste “Brigadat e Kuqe” dhe janë shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Arestimi I tyre u bë në Paris falë një bashkëpunimi me forcat italiane, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 brigadistë të tjerë.

Katër prej terroristëve u dënuan me burgim të përjetshëm dhe mbi ta rëndon akuza për vrasje e tentativë vrasje, të krerëve të lartë të Policisë Italiane si Gjeneral Enzo Riziero Galvaligi e agjentë policorë të impenjuar në luftën kundër terrorizmit.

Kryeministri Italian falenderoi forcat franceze për bashkëpunimin gjithashtu shtoi se krimet kanë lënë një plagë e cila ende është e hapur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu