Kreu masakrën e tmerrshme, gruaja i rrëfehet bashkëshortit: Kam vrarë…

0

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku katër pacientë në një qendër të kujdesit për invalidë janë qëlluar për vdekje me thikë dhe një person tjetër është plagosur rëndë. Një grua 51-vjeçare, që mendohet të jetë anëtare e stafit në Klinikën Oberlin në Potsdam, afër Berlinit , është arrestuar si e dyshuara kryesore për kryerjen e sulmit të mërkurën në mbrëmje.

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 21:00 pas telefonatës së bashkëshortit të saj. Ai tha se bashkëshortja i kishte thënë se kishte qëlluar për vdekje disa persona. Sipas mediave gjermane, viktimat janë dy burra dhe dy gra.Viktima e pestë, e cila tani po trajtohet në spital, është një grua.

Policia gjithashtu nuk ka dhënë asnjë  informacion se si ndodhi ngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu