Arrestohet 25-vjeçari, mbante armë dhe municion luftarak në makinë

0

Policia e Fierit ka arrestuar 25-vjeçarin Kledi Mile pasi qarkullonte me armë pa leje në makinën e tij.

Arrestimi i 25-vjeçarit është kryer në flagrancë, ku i riu ishte duke qarkulluar me automjetin e tij tip “Ford”, me pasagjer shtetasin G. K., 23 vjeç, banues në Verri, Fier, i cili edhe ky i fundit është arrestuar  për moskallëzim krimi.

Në makinë janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe 10 fishekë, ndërsa në kontrollin e bërë në shtëpinë e tij u gjet një armë gjahu sportive pa leje dhe fishekë luftarak .

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 25-vjeçari. Procedohet penalisht dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu sportive pa leje dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., 25 vjeç, banues në Verri, Fier.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Verri, duke qarkulluar me automjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin G. K., 23 vjeç, banues në Verri, Fier.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe 10 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu sportive pa leje dhe fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, si dhe u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi G. K.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu