Gjykata merr vendimin për Edison Arrazi, u kap me sasi droge

0

 

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër jep arrest me burg për shtetasin Edison Arrazi të cilit iu gjet një sasi droge dhe që u arrestua pas vrasjes së Endri Mustafes.

Burime për INFOWEBTV bëjnë me dije se shtetasi Edison Arrazi nuk është pyetur fare nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafes por vetëm për sasinë e droges prej 280 gram cannabis sativa që u gjet në një magazinë që nuk ka lidhje me banesën. Në procesverbalin e arrestimit të policisë shtetasi Edison Arrazi ështëi arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafes.

Ndërkohë që i vëllai i të pandehurit, pretendon se ai nuk ka lidhje as me drogën dhe as me vrasjen, dhe në ditën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë duke fjetur në banesë.

Tashmë për vrasjen e Mustafës qëndron pas hekurave vetëm një 15-vjeçar, i cili pretendon se nuk ka dijeni mbi personat që ekzekutuan të riun, ndërkohë që në kërkim është shpallur Ibrahim Lici.

Për këtë të fundit bashkëshortja e viktimës tha se nuk kishte asnjë dyshim se ishte autor, pasi kishte një marëdhënie shumë të mirë me Endri Mustafën.

Pas këtyre lëvizjeve, hetimet për ngjarjen janë kthyer pothuajse në pikën zero, pasi qoftë Arrizi dhe qoftë i mituri që mbahet i arrestuar thonë se nuk kanë dijeni për porositësit apo ekzekutorët, ndërkohë që familja Lici mohon kategorikisht përfshirjen.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu