Arrestohet 26-vjeçarja. U përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën, e priste në takim tek Komuna e Parisit (EMRI)

0

Arrestohet një 26-vjeçare si bashkëpunëtore për vrasjen e Hekuran Billës. Me arrestimin e Adjola Lakrës, shkon në tre numri i personave të arrestuar lidhur me këtë ekzekutim. Hakmarrja për këtë ngjarje është pikërisht pista kryesore në të cilën po zhvillohen hetimet.

TIRANË- Në vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit, ka marrë pjesë edhe një vajzë, 26-vjeçare. Report Tv mëson se bëhet fjalë për Adjola Lakrën, e cila është arrestuar nga uniformat blu ditën e sotme. Pas hetimeve të kryerja për këtë ngjarje, ka rezultuar se Lakra ka qenë bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billën te Komuna e Parisit. Më konkretisht, gazetari Merin Maçi raporton se Lakra është përdorur nga autorët si karrem. Ka qenë pikërisht Adjola Lakra, vajza që Billa po shkonte të takonte pak para se ta vrisnin.

Me arrestimin e Lakrës, shkon në tre numri i personave të arrestuar lidhur me këtë ekzekutim. Të arrestuarit janë Viktor Marku dhe Sebastjan Mali, vëllai dhe nipi i Prel Markut, ky i fundit i vrarë në 2006 nga Hekuran Billa në Angli. Hakmarrja për këtë ngjarje është pikërisht pista kryesore në të cilën po zhvillohen hetimet.

“Vijojnë veprimet hetimore intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B. Shkon në tre numri i të arrestuarve të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë vrasje. Gjatë orëve të para të ditës së sotme është vënë në pranga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B.

Më parë, si rezultat i reagimit në kohë dhe falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u identifikua, u kap dhe u vu në pranga dhe bashkëpunëtori tjetër, shtetasi S. M. Gjithashtu, falë punës profesionale të strukturave të DVP Tiranë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Policinë e Malit të Zi, mbi bazën e informacioneve të dhëna nga specialistët e Sektorit kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Tiranë, u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasit V. M., i cili u kap nga Policia e Malit të Zi.

Nga strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B., është bërë ndalimi i shtetases:

A. L., 26 vjeç, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M). Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të shumta për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është vënë në pranga për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A. A. , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë me një krehër 7 fishekë.

Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetases A. L.”, njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu