Arrestohet 27 vjeçari në Elbasan, drejtonte motocikletën pa leje drejtimi dhe aksidentohet

0

Sektori i Qarkullimit Rrugor ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. B., 27 vjeç, banues në fshatin Shushicë.

Shtetasi B. B. dyshohet se pasditen e djeshme, në fshatin Shushicë, ka drejtuar një motoçikletë pa leje drejtimi.

Motoçikleta ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëmtimin e 27-vjeçarit.

Përveçse ka drejtuar motoçikletën pa leje, B. B. dyshohet gjithashtu se ka larguar motoçikletën nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale për këtë rast janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu