Arrestohet 28-vjeçari që transportonte lëndë narkotike/Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

0

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi Arben Kojku është ndaluar në rrugën “Muhamet Deliu” në kryeqytet për llogari të autoriteteve italiane.

Ky person pritet të ekstradohet drejt Italisë pasi në periudhën kohore 2017-2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza një sasi mjaft të madhe kanabisi.

Njoftimi i plotë i policisë Tiranë: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana bënë të mundur lokalizimin në rrugën “Muhamet Deliu”  dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar  A. K., 28, vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata e Livornos, Itali,  ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu