Arrestohet 30-vjeçari duke mbjellë hashash, shpallen në kërkim tre shokët e tij

0

Një 30 vjeçar nga Kruja është arrestuar nga Policia e Matit pasi është kapur duke mbjellë hashash në një zonë të pyllëzuar. Në kërkim janë shpallur dhe tre shtetas të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit J. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në tentativë duke kultivuar fidanë cannabis sativa, në një zonë të pyllzuar në territorin e Bashkisë Mat.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se janë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm dhe tre shtetas të tjerë, dhe konkretisht shtetasit D. K., A. N., I. B., të cilët janë shpallur në kërkim e vijon intensivisht puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu