Gazetari i Abc në Elbasan Aldo Kozarja ka rezultuar pozitiv për koronavirusin disa ditë më parë.
Në një lidhje direkte me Abc, Kozarja tregoi se zyrtarët e ISHP u paraqitën në banesën e tij për t’i marrë tamponin një ditë pasi ai i kishte njoftuar. Megjithatë, gazetari tregon se nuk ka marrë ende një përgjigje rreth rezultatit të testit për Covid-19 që kreu.
Përgjigjen pozitive ai e mori nga bërja e një skaneri në mënyrë private. Bashkë me Kozaren, të infektuar janë edhe bashkëshortja bashkë me tre fëmijët.
Aldo Kozarja theksoi se maskën e ka mbajtur kurdoherë ndërsa shtoi se mendon se virusin mund ta ketë marrë nga fëmijët që shkojnë në shkollë.
Infoelbasani i uron shërim të shpejtë!
Burimi: ABC News