Arrestohet 31 vjeçari shqiptar në Itali/ Plagosi me armë marokenin se i ngacmoi partneren

0

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për plagosje. Mësohet se i riu dhe një bashkatdhetari i tij janë konfliktuar fizikisht me grushte dhe shkelma me një maroken për shkak se i ngacmoi vajzën që e shoqëronte në një klub. Më pas, 31 vjeçari e ka qëlluar me armë në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar por vetëm së fundmi është bërë i mundur arrestimi i tij. Pas sulmit, shqiptari ka mundur t’i fshihet policisë duke u larguar nga rajoni. Hetimet e thella janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e lëvizjeve të tij nga Piemonte në Rimini pas tentativës për vrasje.

Sipas mediave, shqiptari kishte qenë në arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu