Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë i shpallur në kërkim për vjedhje dhe mashtrim, Gjykata e Korçës e kishte dënuar me 10 vite burg

0

Policia e kryeqytetit ka vënë sot në pranga një [person i cili ishte i shpallur në kërkim.
Shtetasi Redi Simo, 34 vjeç, banues në Ersekë, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, kishte dhënë dënimin me 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.

“Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Redi Simo, 34 vjeç, banues në Ersekë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”. 34-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu