A ishin alienë? Zbulohet e vërteta e rrathëve misteriozë në fshatrat e Gramshit

0

Disa rathë të rregullt, të gjetur pranë një lugine në fshatin Topojan, të Gramshit nxitën shumë teori mbi ekzistencën e alienëve.

Të shumtë ishin ata që pretenduan se këto rrathë ishin bërë nga krijesat jashtëtokësore, e madje disa deklaruan dhe se i kishin parë. Megjithatë, pas rrathëve të vizatuar fshihej një aktivitet tepër normal, dhe mbi të gjitha tokësor.

Rrathët ishin krijuar nga një fermer, i cili disa ditë më parë kishte ujitur tokën e tij përmes një pompe dhe një sistemi vaditës me sprucim, i cili rrotullohet dhe shpërndan ujin në një largësi dhe intensitet konstant. Kjo ka bërë që të krijohen rrathët e rregullt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu