Arrestohet 54 vjeçari në Elbasan, drejtonte motomjetin pa leje drejtmi dhe aksidenton një person

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, përmes Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Ky arrestim erdhi pas një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e djeshme në aksin “Elbasan-Librazhd”.

E. B. drejtonte motomjetin pa leje drejtimi kur aksidentoi këmbësorin Xh. R., 63 vjeç, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht, 63-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu