Elbasan/ Arrestohet i dënuari për trafik për prostitucion

0

Arrestohet një i dënuar për trafik për shfrytëzim për prostitucion në Elbasan.

Nga shërbimet e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, është kapur shtetasi Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.

Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.